Tre foshnja kanë ndërruar jetë në spitalin Al-Shifa në Gazën veriore, pasi spitali doli jashtë funksionit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi.

Për shkak të kushteve jo normale, mjekët po detyrohen të kryejnë frymëmarrje artificiale me dorë për 36 foshnjat.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, Dr. Munir Al-Bursh, tha se spitali ishte “i rrethuar nga të katër drejtimet”, duke shtuar se 400 njerëz po trajtoheshin në spital dhe rreth 20,000 njerëz të zhvendosur që kërkonin strehim në kompleksin spitalor.

Organizata bamirëse mjekësore Mjekët pa Kufij tha se kishte humbur kontaktin me stafin brenda spitalit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” për raportet e sulmeve izraelite aty pranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb