TIRANE – Deputetja demokrate, Mimoza Hajdarmataj zhvillon sot një takim me gra në Bajram Curri, për të përcjellë apelin për ndërgjegjësimin e rrezikut të kancerit të gjirit dhe rëndësinë e ekzaminimit të hershëm.

Deputetja publikoi historinë e dhimbshme të një nëne tropojane, e cila kishte fituar betejën me tumorin në gji.

“Nuk mund te lejoja që një gjë jo e gjallë të më mposhte mua të gjallen” – u shpreh zonja Mane Danaj në takimin me gratë dhe nënat tropojane. Ajo i falenderohet familjes dhe Zotit për mbështetjen dhe dashurinë e madhe që ka marrë në momentet e vështira kur u përball me diagnozën e tumorit në gji. Ndërsa dëgjonim mesazhin e saj të gjitha ne morëm një mësim shumë të rëndësishëm- Të mbrojmë e të përpiqemi për shëndetin tonë, sepse familjet e forta duan nëna të forta dhe pas një gruaje të fortë qëndron kujdesi i saj për shëndetin.”- shkruan deputetja në faqen e saj në “Facebook”.

Ndër të tjera Hajdarmataj akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e fushatave sensibilizuese gjatë muajit tetor, kur sipas saj, nuk pati asnjë ekzaminim apo pajisje për mamografinë në Tropojë.

14650279_1257373077660985_331450225807480385_n

STATUSI I PLOTE I DEPUTETES HAJDARMATAJ
Ky Tetor po ikën pa asnjë fushatë sensibilizimi nga Ministria e Shëndetësisë në Tropojë.
Zero ekzaminime….asnjë pajisje për mamografi në Tropojë….
Miq, zonja, nëna të dashura!
Në ditët tona ndeshim rrallë herë njerëz me kurajo e me vullnet të paepur.

Unë pata fatin të takohem sot në Bajram Curri me një nënë, një  grua që ka fituar betejën më të vështirë,  atë me kancerin e gjirit.

*Nuk mund të lejoja  që një gjë jo e gjallë të më mposhtë  mua të gjallën” – u shpreh znj Mane Danaj në takimin me gratë dhe nënat tropojane. Ajo i falenderohet familjes dhe Zotit për mbështetjen dhe dashurinë e madhe që ka marrë në momentet e vështira  kur u përball me diagnozën e tumorit në gji.

Ndërsa dëgjonim mesazhin e Manes, të gjitha ne morëm një mësim shumë të rëndësishëm- “Të mbrojmë e të përpiqemi për shëndetin  tonë sepse familjet e forta duan nëna të forta dhe pas një gruaje të fortë qëndron kujdesi I saj për shëndetin”.

Por nga ana tjetër një keqardhje e thellë për gratë që nga varfëria e madhe nuk zbresin dot në Tiranë apo Kosovë për mamografinë pasi nuk kanë para për ekzaminim.

Shëndetësia falas nuk ekziston!
Këtë vit nuk pati mamografi të lëvizshme që të mundësonte ekzaminim falas në Tropojë.

Falenderoj me shumë mirenjohje dhe respekt Manen, patrioten time heroinë, mjeken gjinekologe Shake Rexha, nën Kryetaren e Bashkisë znj Feride Rrahmani, kryeinfermieren dhe anetaren e Këshillit të Qarkut znj Shpresa Mulkurti si dhe të gjitha nënat e gratë tropojane të cilat na u bashkuan sot, në apelin publik  për ndërgjegjësimin e rrezikut të kancerit të gjirit dhe rëndësinë ekzaminimit të hershëm.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb