Sekretari amerikan i Shtetit në largim , Antony Blinken deklaroi se po bashkëpunon me Turqinë e cila ka shumë shqetësime legjitime në lidhje me grupin terrorist PKK dhe terrorizmin.

“Ne kemi punuar shumë ngushtë gjithashtu me aleatin tonë , partnerin tonë Turqinë  natyrisht, për PKK-në dhe terrorizmin, për ta orientuar këtë tranzicion,  në një mënyrë që mendoj unë çon në zgjidhjen e shumë prej këtyre shqetësimeve”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barrot në Paris.

Ai theksoi përpjekjet për të adresuar këto sfida duke trajtuar kompleksitetin e situatës në zhvillim në Siri.

Blinken përmendi një qasje shumëplanëshe, duke përfshirë integrimin e Forcave Demokratike Siriane në forcat kombëtare siriane, lehtësimin e kthimit të luftëtarëve të huaj në vendet e tyre të origjinës dhe trajtimin e çështjeve që lidhen me naftën dhe sigurinë kufitare.

Forcat Demokratike Siriane udhëhiqen nga YPG-ja, dega siriane e grupit terrorist PKK.

“Ky është një proces që do të marrë pak kohë, dhe ndërkohë, ajo që thellësisht nuk është në interes të gjithçkaje pozitive që shohim të ndodhë në Siri, do të ishte një konflikt”, shtoi  sekretari amerikan.

 

Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb