Kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve foli në lidhje me luftën mes Hamasit dhe Izraelit.
Kreu i qeverisë e cilësoi organizatën palestineze Hamas, si një nga shëmbëlltyrat më të këqija në botë dhe se bota duhet të jetë e bashkuar në luftën ndaj terrorit. Kreu i qeverisë foli për tmerret e luftës në Gaza dhe tha se civilët janë ata që po vuajnë.
Kryeministri Rama ka bërë një paralelizëm mes Hamasit, dhe Shtetit Islamik ISIS e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Ai shtoi gjithashtu se sado që një armëpushim është i nevojshëm për t’i dhënë fund vuajtjeve të civilëve, armëpushim pa lirimin e pengjeve vetëm inkurajon Hamasin.
“Dua të adresoj elefantin në dhomë. Nuk është e lehtë të mbajmë këtë takim nën sfondin e sulmeve të dhimbshme dhe vuajtjeve që solli sulmi i 7 tetorit për popullin e Izraelit dhe dhimbjet që lufta në Gaza po sjell për shumë palestinezë të pafajshëm. Ndërsa bota mund të jetë e ndarë në lidhje me mënyrën si mund të dalim nga kjo luftë, është pa dëshmuar klithmat e dhimbjes së njerëzve në Gaza, është marrëzi me pasoja shkatërruese të mos jemi të bashkuar në luftimin e terrorit. Hamasi është një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)