TIRANË

Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë informacion mbi procesin zgjedhor që u finalizua me 30 qershorin, sa i përket kallëzimeve penale dhe denoncimeve të ndryshme. Ajo që bie në sy është ‘lufta’ mes kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi dhe Policisë Shkodër. Janë plot 6 kallëzime penale të bëra nga të dyja palët.

“Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 28.06.2019, ka regjistruar kallëzimin penal nr.1237 të ardhur nga Bashkia Shkodër, përfaqësuar nga znj. Voltana Ademi, ndaj Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Gjithashtu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar 5 (pesë) kallëzime penale të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në ngarkim të shtetases Voltana Ademi, si dhe 1 (një) në ngarkim të shtetasit Z. H”, deklaron Prokuroria e Përgjithshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb