Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nën rolin e koordinatores kombëtare Antikorrupsion ka bërë me dije masat e marra ndaj rasteve të denoncuara në administratën shtetërore.

Pas verifikimeve të bëra nga Task-Forca Antikorrupsion, ministrja tha se janë rekomanduar 60 masa administrative e 8 kallzime penale.

Në këtë proces kontrolli, Gjonaj u shpreh se ka pasur 9 largime nga puna në radhë drejtuesish e nëndrejtuesish të administratës shtetërore në sektore të ndryshme.

“Taskforca antikorrupsion ka filluar vferifikimin e ankesave të qytarëve. Janë kryer verifikime në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në Tiranë e Fier, drejtorinë tatimore Fier, spitalin rajonal Durrës, pikën e AKU pranë portit në Durrës.

Bazuar në raportet e inspektimeve janë rekomanduar 60 masa disiplinore e 8 kallzime penale për drejtues e nëndrejtues të administratës shtetërore. 9 janë larguar nga puna,(tre përgjegjës të ALUZINIT Tirana Rurale), 2 inspektorë të AKU, kryeinspektorin.

Është depozituar kallzim penal për dy inspektorë të pikës së inspektimit të AKU në portin e Durrësit të cilët kanë shpërdoruar detyrën,” tha Gjonaj.

Ministrja gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë qeverinë në këtë mision me ankesat e denoncimet e tyre.

“Lufta ndaj korrupsionit është një ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie, që është një nga penguesit më të mëdha të zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Njerëzit janë bashkëpunuesit më të rëndësishëm të qeverisë në luftën ndaj korruspionit. Pa bashkëpunimin e tyre nuk mund të bënim gjë në mënyrë kaq efikase,” u shpreh ajo.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb