Kryeministri britanik Rishi Sunak ka lavdëruar marrëveshjen e propozuar të armëpushimit të vendosur nga Joe Biden, duke thënë se është “lajm i mirëpritur”.

Rishi Sunak tha se shpreson që Hamasi “të shfrytëzojë këtë mundësi për të pranuar këtë marrëveshje që është në tavolinë, dhe që do të sigurojë që pengjet të lirohen dhe të kthehen me familjet e tyre”.

Ai shprehu gjithashtu shpresat për të “të dërguar në Gaza shumë më tepër ndihma sesa ka marrë” dhe “për ta përdorur atë armëpushim për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”.

Sunak i bashkohet një grupi në rritje të liderëve botërorë që shprehin mbështetje për marrëveshjen, e cila vetëm do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin dhe Hamasin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: