Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u prit me një ovacion shumë të ngrohtë teksa bëhej gati të mbante fjalimin e tij para Kongresit amerikan ditën e sotme.

Netanyahu fillon duke thënë se lufta në Gaza “është një përplasje midis barbarizmit dhe qytetërimit” dhe një përplasje midis “atyre që lavdërojnë vdekjen dhe shenjtërojnë jetën”.

“Që forcat e qytetërimit të triumfojnë, Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, theksoi Netanyahu para sallës, në të cilën ka shumë vende bosh në anën e demokratëve, të cilët e kanë bojkotuar qëllimisht paraqitjen e Netanyahut.

Netanyahu vlerësoi presidentin amerikan Joe Biden “për përpjekjet e tij të palodhura” për të ndihmuar pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ndërsa e cilësoi atë si një “sionist krenar amerikan”.

“Falënderoj presidentin Biden për mbështetjen e tij të përzemërt për Izraelin pas sulmit të egër më 7 tetor. Ai me të drejtë e quajti Hamasin një të keqe të plotë. Ai dërgoi dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme për të penguar një luftë më të gjerë. Ai erdhi në Izrael për të qëndruar me ne gjatë orës sonë më të errët, një vizitë që nuk do të harrohet kurrë”, nënvizoi Netanyahu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb