Ushtria izraelite ka deklaruar se në konfliktet në veri të Rripit të Gazës humbën jetën tre ushtarë.

Tre ushtarët izraelitë kanë vdekur në konfliktet që u shënuan në Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës që ndodhet nën rrethim të rreptë.

Dy nga ushtarët që humbën jetën kishin gradën e rreshterit major, njoftohet në deklaratën ku u nda informacioni se në të njëjtin konflikt u plagosën edhe tre ushtarë izraelitë, me të cilëve një oficer në gjendje të rëndë.

Që nga fillimi i sulmeve tokësore më 27 tetor të vitit 2023, numri i ushtarëve izraelitë që kanë vdekur në konfliktet në Rripin e Gazës është rritur në 396.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, numri i ushtarëve të vdekur që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani ka arritur në 831.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: