Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për tensionet e ashpra që po zhvillohen në KZAZ-në nr. 19 në Dibër.

Lleshaj shkruan në “Twitter” se verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAz e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe policinë në Dibër.

Ministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin të gjithë ata që kanë sulmuar KZAZ-në dhe policinë, duke theksuar prerë se “Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit”.

“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”, shkruan Lleshaj.

Lleshaj Twitter
Lleshaj Twitter

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb