Ish-diplomati Arben Çejku në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar luftën në Lindjen e Mesme tha se nëse ky konflikt nuk ndalet, do të kemi përfshirjen e vendeve të tjera dhe kjo është e pashmangshme.

Çejku tha se në momentet aktuale është e vështirë të flasim për një ulje të tensioneve për shkak se kemi një Iran shumë të motivuar, por edhe një datë, si ajo 7 tetor, ku pritet të shihet se si Izraeli do të veprojë 1 vit nga sulmi i Hamas.

Duke folur për raportet mes Izraelit dhe SHBA, Çejku tha se Izraeli është shteti i vetëm demokratik në Lindjen e Mesme.

“SHBA ka edhe aleatë të tjerë si Egjipti që ka marrëdhënie të mira.

Në grupin tjetër të udhëhequr nga Irani janë vendet armiqësore. Izraelit i është ofruar ndihmë ushtarake. Mbrojtja raketore “mburoja e hekurt” është shpikje e shkencëtarëve izraelitë, por është mbështetur dhe prodhuar nga SHBA.

Turqia po kërkon të përdoret si aktor në Lindjen e Mesme. Kërkon të përfshihet si aktor, por tani do të shohim se çdo të ndodhë”, tha Çejku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb