Në Rrip ka 50 mijë gra shtatzëna dhe mesatarisht 180 lindin çdo ditë. Por qasja në kujdesin mjekësor para dhe pas lindjes është shumë e vështirë, shpesh e pamundur.

Nuk ka shtretër dhe madje mungojnë kushtet minimale të higjienës në çadrat, ku shumë janë të detyruar të lindin. Spitali i Emirateve Rafah është i vetmi që ofron kujdesin e maternitetit.

“Situatë e paimagjinueshme, na duhet një armëpushim i përhershëm”, ky është mesazhi i fortë që jep Presidenti i Mjekëve pa Kufij. Ndonëse ndërkombëtarët dhe strukturat e huaja bëjnë thirrje për armëpushim, pasi situata në popullatë është dramatike, luftimet ende nuk janë ndalur mes Izraelit dhe Hamasit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: