Redion Qirjazi, ekspert sigurie, në një komunikim me News24, në rubrikën “Opinion” duke komentuar situatën e fundit në Lindjen e Mesme tha se sigurisht që pritej që pas sulmit të kishim një riorganizim të Hezbollaut.
Referuar situatës së orëve të fundit, Qirjazi tha se nga Hezbollahu kemi kurthet që janë ngritur kundër ushtarëve izraelitë.
Sipas tij, këto reagime po konsiderohen si të ngjashme me ato të vitit 2006.
Qirjazi tha se SHBA sa herë ka pasur kërcënime nga Irani, ka shtuar prezencën e saj në Rajon. “SHBA ka përshkallëzuar qëndrimin e saj pro izraelit dhe ka shtuar ndihmën ushtarake ndaj Izraelit”, tha ai.
Duke folur lidhur me sistemet e mbrojtjes raketore të Izraelit, Qirjazi tha se kemi një sistem mbrojtës me 3 shtresa, ku përfshihet edhe ajo që njihet si “kupola e hekurt”, e cila funksion për raketa ose p