Pedagogu Altin Zaloshnja në emisionin “Open” në News24 e konsideroi Iranin si një lloj oktapodi që zgjat tentakulat, por që nuk del direkt në skenë në konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme.
Zaloshnja tha se në zhvillimet gjeo-strategjike, duket se Irani ka hyrë në lojë, qoftë edhe në prapaskenë, për të tërhequr vëmendjen nga lufta e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Ai tha se Hezbollahu e ka kapacitetin për t’iu kundërpërgjigjur Izraelit, ndaj edhe Izraeli ka nisur sulmet për të minimizuar sa të jetë e mundur këtë kapacitet luftarak.
“Hezbolahu ka kapacitet armatimi që mund të godasë Izraelin në çdo pjesë të tij, por në anën tjetër izraelitët kanë atë sistemin mbrojtës që shkatërron nga katjushkat te raketat”, tha Zaloshnja.