Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi, në intervistën e dhënë për gazetaren e News 24 Fatmira Nikolla, tha se lufta në Maqedoninë e Veriut u bë për përdorimin e gjuhës shqipe.
Gjinushi u shpreh se shqipja në RMV është gjuhë zyrtare, sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut. Kreu i Akademisë së Shkencave të vendit tonë deklaroi se nëse kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, atëherë Tirana ka çfarë të ndihmojë.
Gjinushi: Ajo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut -bëhet lufta për përdorimin e gjuhës, atje ende nuk gëzojnë të drejta të plota brenda standardeve që ata jetojnë. Me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut shqipja është gjuhë zyrtare.
Në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutë, shqipja është gjuhë zyrtare. Nëse na kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, atëherë ne kemi me çfarë të ndihmojmë.
(Balkanweb)