Qeveria amerikane po “rishikon” sot përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit për një armëpushim në Rripin e Gazës që kreu i diplomacisë amerikane Anthony Blinken po përpiqet të promovojë këtë javë, në sfondin e bombardimeve të pamëshirshme izraelite ndaj palestinezëve.

Përgjigja, përmbajtja e së cilës nuk është bërë e ditur, u interpretua krejt ndryshe, me mediat izraelite dhe uebsajtin amerikan të lajmeve Axios duke thënë se lëvizja islamike palestineze e kishte “refuzuar” planin.

Kjo bëri që një zyrtar i lartë i Hamasit, Izzat al-Risk, të lëshonte një deklaratë në të cilën ai theksoi se përgjigja është “përgjegjëse, serioze dhe pozitive” dhe se “hap rrugën për një marrëveshje”.

“Akuzat e medias izraelite në lidhje me përgjigjen e Hamasit dëshmojnë për përpjekjet për të shfajësuar Izraelin nga detyrimet e tij sipas marrëveshjes,” thuhet në një deklaratë të shkruar në arabisht, duke shtuar se raportet u mundësojnë forcave të armatosura izraelite të vazhdojnë bombardimet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb