Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënëse e qeverisë gjermane. Mësohet se takimi mes dy zyrtarëve do të mbahet më 8 nëntor.

“Paralelisht me marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare aktuale do të jenë në rend të ditës gjatë këtij takimi me kancelaren në Berlin”, deklaroi zëdhënësja, Martina Fietz, pas rifillimit nga trupat amerikane të patrullimeve në Siri. Mes të tjerash Pompeo pritet të takojë dhe ministrat gjermanë të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, të Financave Olaf Scholz dhe të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb