Analisti Fatos Lubonja renditi në rubrikën “Opinion”, në “News24”, disa nga pasojat e mëdha, që mund të sjellë lufta në Siri. Lubonja u shpreh se një nga pasojat kryesore do të jetë emigrimi, ku sipas tij, kurdët mund të vijnë edhe në Shqipëri.

“Një nga pasojat është emigrimi. Ku do ikin kurdët? Ata do të ikin, po tentojnë të shkojnë në Evropë, por edhe në Shqipëri e Greqi. Natyrisht, raporti ynë me Turqinë ndërlikohet. Kjo mund të çojë deri në largimin e Turqisë nga NATO. Pasojat janë të paparashikuara”, tha Lubonja.

Analiza për Evropën, ku thoni se Shqipëria është problem për të …
Unë dalloj dy Evropa, atë që është në pushtet, dhe Evropa anti-sistem, që është kundër kësaj kaste të vendosur. Shqipëria është problematike për të dyja palët. Atë që thotë Rama se “janë problemet e Evropës, që s’na integron neve”, është një gjë false. Problemet tona e bëjnë Evropën skeptike. Ne i thellojmë problemet e tyre, jemi pjesë e atyre. Problemet e Evropës shtohen nga problemet tona.

A po arrin Macron të konsolidojë Evropën …
Vizioni i Evropës ka qenë ideja e një konfederate, si SHBA, që do quhej Shtetet e Bashkuara të Evropës. Në vend të kësaj është ndërtuar një Evropë e bankave, që iu intereson vetëm pasurimi i tyre. Kështu që, Evropa sot është në një moment dobësie. Lajm i botës është ajo që ndodh në Siri dhe kritikat ndaj Evropës. Është një rrezik lufte ndërhyrja e Rusisë në Siri. Po të ishim pjesë e një Evrope ndryshe do të merreshim shumë me këto probleme.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb