Shpresat janë rritur se një evakuim i planifikuar në zonat e kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Alepos, do të nisë së shpejti, pas një marrëveshje të prishur më parë.

Rebelët thanë se një armëpushim i ri është vendosur rreth orës 03.00 të mëngjesit me orën lokale dhe evakuimet pritet të ndodhin ditën e sotme. Burime nga ushtria siriane, dhe mediat pro-qeveritare ruse thanë se përgatitjet janë në proces. Luftëtarët rebelë dhe civilë do të largoheshin një ditë më parë, por pas prishjes së armëpushimit çdo gjë ndryshoi.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim zyrtar sirian se mëngjesin e ditës së sotme “operacioni për evakuimin nga pjesa lindore e Alepos kishte nisur”. Një media e drejtuar nga Hezbollah, lëvizja myslimane libaneze që mbështet qeverinë siriane, tha se “janë bërë të gjitha tratativat për të vendosur një armëpushim të ri për të nxjerrë luftëtarët e armatosur në qarqet lindore në orët e ardhshme”. Ushtarë nga Rusia, aleate e Sirisë, do të nxjerrin rebelët jashtë, duke i shoqëruar ata në një korridor drejt qytetit Idlib, ne ndihmën e dronëve survejues.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: