Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka kërkuar Kongresit të ndalojë dërgimin e mbështetjes ushtarake për Ukarinën.

Trump tha se mbështetja duhet të ndalet derisa administrata e Joe Biden të bashkëpunojë me hetimet republikane për marrëdhëniet e biznesit të familjes së tij.

“Ai po e tërheq zvarrë SHBA-në në një konflikt global në emër të të njëjtit vend, Ukrainës, që me sa duket i ka paguar familjes së tij të gjitha këto miliona dollarë”, pretendoi Trump.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë hetuar financat e familjes Biden, veçanërisht pagesat që Hunter, djali i presidentit, mori nga Burisma, një kompani energjie ukrainase që u ngatërrua në shkarkimin e parë të Trump.

Trump është kryesuesi në garën për të qenë kandidati republikan për president në vitin 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb