Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se vendet e Grupit G7 po përqendrojnë më shumë mbështetjen e tyre të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë kundër sulmeve të Rusisë në rrjetin e saj energjetik.
Duke folur gjatë një takimi dy-ditor në qytetin Muenster të Gjermanisë perëndimore, ai tha: “G7 ra dakord të krijojë një grup të ri koordinues për të ndihmuar në përgatitjen, rivendosjen dhe mbrojtjen e rrjetit energjetik të Ukrainës që Presidenti Putin ka sulmuar brutalisht”.
“Presidenti Putin vuri bast se ne nuk do t’i mbështesim fjalët tona me veprime. Ne e vërtetuam se ai e kishte gabim,” tha Blinken, duke shtuar se sanksionet e G7 dhe kontrollet e eksportit kishin “ndikuar drejtpërdrejt në aftësinë e Putinit për të vijuar agresionin e tij”.
(BalkanWeb)