Ndërsa në orët në vijim pritet një takim mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase në Riad, sipas Bloomberg, Uashingtoni synon një armëpushim deri në Pashkë.
“Shtëpia e Bardhë synon të arrijë një marrëveshje armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë deri më 20 prill, e cila këtë vit përkon me Pashkët si për Kishën Katolike ashtu edhe për Kishën Ortodokse, ndërsa Vladimir Putin “duket se nuk po nxiton”, u shpreh
Bloomberg e raportoi këtë, duke cituar burime të afërta me dosjen, duke shtuar se SHBA e pranojnë “që koha mund të rrëshqasë”.
Kremlini, megjithatë, zbeh çdo optimizëm: me SHBA-në që ende kanë një rrugë të gjatë për të bërë, nuk ka kuptim të ngrisim shpresat tona.
Ndërkohë, raportohet se Kina po shqyrton bashkimin me koalicionin e të gatshëmve në mbështetje të Ukrainës, me synimin për një mision të mundshëm paqeruajtës.
(Balkan Web)