Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka bërë me dije se vendi i tij i ka dhënë nënshtetësinë një gazetari të njohur rus i cili u largua nga Rusia me bashkëshorten e tij pasi denoncoi pushtimin e Ukrainës nga Kremlini.
Moska kishte kërkuar arrestimin e gazetarit Alexander Nevzorov, pasi ai postoi detaje në rrjetet sociale në lidhje me sulmin vdekjeprurës të Rusisë në një maternitet në qytetin ukrainas të Mariupol.
Rusia e akuzon atë për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me atë që Moska e portretizon si “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.
Gerashchenko, tha se Kievi i kishte dhënë shtetësinë Nevzorov dhe gruas së tij Lydia.
Nevzorov konfirmoi se kishte marrë nënshtetësinë ukrainase në një deklaratë në Telegram, në të cilën ai tha se lufta e Rusisë ishte një krim dhe Ukraina viktimë e saj.
“Unë mbaj anën e viktimës. Dhe u jam shumë mirënjohës atyre njerëzve të munduar, të dëshpëruar, të gjakosur të Ukrainës që më lejuan të zë vendin tim mes tyre,” tha ai.