Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka akuzuar Aleksandër Lukashenkon, se ka urdhëruar personalisht transferimin e paligjshëm të jetimëve ukrainas në këtë shtet, madje ka siguruar edhe mbështetjen financiare të lnevojshme për një operacion të tillë.

Ajo u shpreh se Lukashenko mund të konsiderohet fajtor për krime lufte, ndërsa shtoi se ishin mbledhur “prova të shumta” që tregojnë “përfshirjen e drejtpërdrejtë” të Lukashenkos dhe regjimit të tij në dëbimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara nga Rusia në Bjellorusi.

“Alexander Lukashenko urdhëroi personalisht transferimin e jetimëve në Bjellorusi dhe lehtësoi ardhjen e tyre mei ka dërguar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe ministrave të jashtëm të BE-së.

Ekipi i Tsikanouskaya vlerëson se të paktën 2,150 fëmijë janë dërguar në Bjellorusi deri në fund të majit 2023. Sipas saj, disa janë dërguar në kampin e Dubravës në rajonin e Minskut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb