Pavarësisht situatës së krijuar nga lufta Rusi-Ukrainë, kompania Atlas dëshiron të njoftojë publikun se nuk ka asnjë situatë shqetësuese dhe asnjë arsye për të marrë furnizime të tepërta përtej konsumit normal familjar.
“Kemi konstatuar një shqetësim në rritje lidhur me rezervat e grurit. Kompania Atlas garanton se kemi mjaftueshëm rezerva gruri dhe gjithashtu edhe furnizime alternative nqs situata në Rusi do të vazhdojë të jetë e bllokuar.
Ju ftojmë të shijoni produktet tona si zakonisht duke i gatuar ato vetë apo duke blerë bukën dhe produktet e tjera në furrat dhe pasticeritë e shumta që ne furnizojmë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!” thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)