Eksperti i çështjeve të sigurisë, Artur Meçollari, i ftuar në emisionin Log. në News 24, komentoi situatën aktuale të luftës në Ukrainë, duke theksuar se krimineli, në këtë rast Rusia, po legjitimohet në arenën ndërkombëtare.
Sipas Meçollarit, kjo përbën një precedent të rrezikshëm në të drejtën ndërkombëtare, pasi nesër jo vetëm Rusia, por çdo shtet mund të veprojë në mënyrë të ngjashme dhe të nisë një agresion.
Ai theksoi se lufta duhet të vazhdojë deri në momentin që të ndalet agresioni, duke e parë si të nevojshme që të luftohet deri në “ushtarin e fundit” për të siguruar paqen dhe ndalimin e agresionit.
Artur Muçollari, ekspert i çështjeve të sigurisë : Krimineli po legjitimohet. Kjo përbën precedent në të drejtën ndërkombëtare. Nesër jo vetëm Rusia, por çdo vend tjetër mund të bëjë agresion. Lufta duhet të vazhdojë deri tek ushtari i fundit.
(Balkanweb)
