Shtatë persona u plagosën në një sulm me dron rus në rajonet ukrainase të Odesa dhe Sumy, tha kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, Oleh Kiper.

“Gjithsej shtatë civilë u plagosën si rezultat i sulmeve ajrore ruse në lagjen Izmail. Gjashtë persona në Reni dhe një në Izmail. Dy burra nga Reni janë në gjendje të rëndë, në reanimacion, sot do të transportohen në Odesa”, ka shkruar Kiper në Telegram.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se nga gjithsej 44 dronë luftarake të lëshuara drejt Ukrainës, 32 u shkatërruan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb