Shefja e diplomacisë së BE-së ka deklaruar se kushtet që Rusia po vendos për të rënë dakord për një armëpushim në luftën në Ukrainë tregojnë se Moska nuk dëshiron vërtet paqe.
“Këto kushte që ata paraqitën, tregojnë se ata nuk duan realisht paqen sepse paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta,” u tha Kalas gazetarëve në Bruksel.
Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar bisedën e tij të parë me Vladimir Putin , ndërkohë që po zhvillohen negociatat e paqes në Ukrainë sipas të cilit telefonata do të bëhet nesër, të martën.
“Do të shohim nëse kemi ndonjë gjë për të shpallur, ndoshta të martën. Unë do të flas me Presidentin Putin të martën,” u tha Trump gazetarëve ndërsa udhëtonte me Air Force One nga Florida në Uashington.
(BalkanWeb)