ANGLI

Një 15-vjeçar nga Kosova u gjet i therur me thikë në një zonë në afërsi të Londrës, ndërsa më pas humbi edhe jetën. Bëhet fjalë për adoleshentin me origjinë nga Kosova, Elton Gashaj. Nëna e tij dyshon se djali i saj është shoqëruar me “shoqëri jo të mirë”.

Ngjarja e rëndë  ka ngjallur interes në mediat britanike, të cilat kanë treguar detaje mbi pistat ku po heton policia britanike.  Sipas mediave atje, dyshohet se 15-vjeçari shqiptar  ishte përfshirë në trafikun e drogës. Nëna e tij, Vera, ka treguar se ka lajmëruar disa herë Policinë për faktin se djali kishte marrë kërcënime të vazhdueshme.

Capture
Capture

“I kam thënë policisë se djali im nuk ishte i sigurt. Dy apo tre herë ka qenë në grindje me disa djem. Kishte thyer krahun, më tha se ra nga biçikleta, por ai u shoqërua me njerëz jo të mirë, mua më thoshte se do të ndryshonte”-theksoi ajo.

Eltoni njihej si djalë i sjellshëm në lagjen ku jetonte. Ai shkonte në shkollë dhe ishte një  nxënës i mirë. Pas ngjarjes janë shoqëruar dy djem të cilat dyshohet të jenë autorët e ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën në parkun  “Salt Hill”.

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: