Në studion e emisionit “Open” në News24, u diskutua për vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Çlirim Gjata u shpreh se zvarritja 2-vjeçare për vulën dhe logon e PD-së behet me qëllim që Partia Demokratike të mos hyjë në zgjedhjet e vitit 2025. Ndër të tjera ai tha se Gjykata e Lartë ka marrë vendim politik nëse ankimi bëhet nga një person i tretë dhe që nuk është në listë.

“I vetmi vendim në fuqi është ai i Agron Zhugrit, ky është vendimi për PD-në. Ne jemi PD nuk quhemi më grup i Rithemelimit. S’ka parti tjetër. Është në fuqi por s’ka marrë formë të prerë. Praktikisht s’ka vendim tjetër. Sali Berisha na përfaqëson.

Kush është shkelja e parë? Pa pasur emrin nuk bën dot ankimim. Ishte i paligjshëm. S’mund të bësh ankim pa pasur emrin. Shkelja e dytë, u pranua grupi i Enkelejd Alibeaj.

Gjykata e Lartë u mundua të lajë duart. Sa herë ka një patate të nxehtë, një bombë e heqin nga duart. Pra ia kaluan Apelit në këtë rast. Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë 2 momente, a mund të bëhet ankim nga një palë që nuk është aty? A mund të hyjë një person i tretë? Pa u zgjidhur këto. Po nuk u dha këtyre dy pikave zgjidhje, atëherë Gjykata e Lartë ka bërë vendim politik. Ky ka qenë qëllimi, për të mos e lënë PD-në të hyjë në zgjedhjet e vitit 2025.

Një gjyq që bëhet për 5 min, ku s’ka nevojë për kaq faqe vendim, bëhet se nuk duan të lejojnë PD-në të hyjë në zgjedhjet e vitit 2025.”, u shpreh Gjata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb