Britania tha se do të dërgojë edhe një anije luftarake në Gjirin Persik për të mbrojtur lirinë e navigimit në rajonin e tensionuar. “Britania qëndron gjithmonë e gatshme për të mbrojtur lirinë e navigimit kurdo që vihet në provë”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Ben Uallace.


Ministria e Jashtme tha se anija e tretë do t’i bashkohet dy anijeve të tjera që tanimë qëndrojnë në Ngushticën e Hormuzit për të mbrojtur anijet me flamuj britanik. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare që të mbrojnë interesat e tregtisë përmes anijeve në Gjirin Persik kundër kërcënimeve dhe ndërhyrjeve joligjore.


Uashingtoni fajëson Iranin për disa sulme ndaj anijeve britanike në zonën më të famshme në botë që shfrytëzohet si transit për bartjen e naftës. Teherani kishte mohuar akuzat. Zyrtarët iranianë së fundi thanë se “prezencat e huaja” në rajon mund të destabilizojnë situatën.


Gjenerali i Marinës amerikane Joseph Dunford, i tha gazëtarëve muaj më parë se SHBA po tenton të formojë një koalicion ushtarak për të mbrojtur interesat strategjike të tregtisë në kohën e rritjes së tensioneve me Teheranin.

Tensionet në mes të Londrës dhe Teheranit janë rritur pas konfiskimit të anijeve britanike nga ana e Iranit më 4 korrik, nën dyshimet për bartjen e naftës për në Siri, në kundërshtim të ligjeve evropiane. /Rel/