Përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së miratuan të enjten hapjen e negociatave tregtare me SHBA-në, duke i dhënë fund një bllokimi prej disa javësh nga Franca, që i kundërvihej prej shumë kohësh këtyre bisedimeve.

Mandati i negocimit do t’i jepet zyrtarisht të hënën Komisionit Evropian, që do të përfaqësojë 28 shtetet anëtare përballë Uashingtonit. Këto bisedime duhet të mundësojnë që t’i jepet fund tensioneve me Donald Trump, që kërcënon të taksojë automjetet evropiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb