Chelsea nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe vazhdon betejën ligjore kundër Antonio Conte. Pas sentencës që në muajin maj dënoi Blutë të paguajnë 11 milion euro për trajnerin pas shkarkimit në vitin 2018, klubi anglez është paraqitur në Gjykatën e Punës në Londër. Klubi anglez pretendon se largimi nga detyra i teknikut ishte I drejtë. Lajmi bëhet I ditur nga “Daily Mail”.


Antonio Conte Chelsea Bench
Antonio Conte Chelsea Bench

Chelsea akuzon trajnerin aktual të Interit se shkeli kushtet e kontratës dhe rregulloren e brendëshme, kur njoftoi Diego Costa me një mesazh në celular se nuk bënte pjesë në planet e tij. Po ashtu, Blutë e Londrës pretendojnë se Conte nuk paraqitej në orarin e përcaktuar për konferencat për mediat. Chelsea kërkon shfuqizimin e dënimit, që e detyron të paguajë teknikun me pagën e një viti të plotë.
(balkanweb)



Etiketa: