Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, këto imazhe tregojnë ushtarë ukrainas në rajonin lindor të Donetskut të vendit.

Skenat vijnë ndërsa forcat ruse vazhdojnë në përpjekjet e tyre për të avancuar në jug të qytetit lindor të Ukrainës, Izyum dhe për të depërtuar më thellë në rajonin e Donetsk.

Në fillim të kësaj jave, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar tha se qëllimi strategjik i Rusisë në luftën në Ukrainë ishte shkatërrimi i plotë i shtetësisë së Ukrainës dhe kombit ukrainas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo tha në një konferencë se situata mbetet e vështirë për forcat ukrainase dhe se fokusi kryesor i Rusisë tani ishte vendosja e kontrollit të plotë mbi rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb