IRAN-Një luftanije iraniane njoftohet se ka kapur sot një anije amerikane, e cila kishte në ekuipazhin e saj 34 marinarë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve iraniane “Fars”. Sipas të njëjtave burime mësohet se anija e mallrave kishte hyrë pa leje në territorin iranian.

Madje sipas televizionit Al Arabia, anija iraniane ka shtëne kundër anijes tregtare amerikane. Por menjëherë kanë reaguar zyrtaret amerikane sipas të cilëve nuk ka asnjë tregues që një anije amerikane te jete kapur e me pas të jetë drejtuar në një port iranian te gjirit Persik.

Megjithatë një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se një anije me flamurin e ishujve Marshall është kapur sot nga një luftanije Iraniane. Pentagoni ndërkohë ka urdhëruar luftanijen USS Farragut të shkojë në vendin ku u sekuestrua anija.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: