Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit, në kuadër të “luftës” së efektivëve ndaj shpërndarjes të drogës në shkolla dhe armëmbajtjes pa leje.

Balla thekson se prej muajsh, paketa e sigurisë në shkolla po garanton një nivel të lartë sigurie pranë institucioneve arsimore.

Postimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Prej muajsh Paketa e Sigurisë në Shkolla po garanton një nivel të lartë sigurie pranë institucioneve arsimore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri I Brendshëm Taulan Balla ka përgëzuar Policinë e Lezhës për ndërhyrjen në kohë, duke parandaluar përshkallzimin e një konflikti me armë zjarri dhe Policisë së Tiranës për goditjet sitematike të armëmbajtjes pa leje.

“Policia e Shtetit vijon zbatimin e nismës së Paketetës së Sigurisë në Shkolla, me luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjithashtu në fokus edhe armëmbajtja pa leje si burimi kryesor për të kryer krime kundër personit. Përgëzime Policisë së Lezhës për ndërhyrjen në kohë duke parandaluar përshkallzimin e një konflikti me armë zjarri dhe Policisë së Tiranës për goditjet sitematike të armëmbajtjes pa leje”, shkruan ministri Balla.

Gjithashtu ministri Balla thekson se duhen intensifikuar kontrollet bazuar në informacione të siguruara nga qytetarët jo vetëm për këto fenomene por edhe për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

(Balkanweb)  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb