SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mesditën e sotme qytetarët e Shkodrës. Nga raportimet e para mësohet se një shkëmbim zjarri ka ndodhur mes dy automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit ‘Migjeni’, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Dy automjetet kanë qenë në ecje dhe kanë shkëmbyer zjarr.

Dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy grupe të rinjsh. Policia e njoftuar nga qytetarët ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: