Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit, ku iu bë atentat me armë zjarri prokurorit Arjan Ndoj. Për pasojë u plagosën 3 persona.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një atentat ndaj prokurorit Ndoj, i cili ka qenë në makinë me dy persona të tjerë, kur janë qëlluar nga një makinë tjetër në lëvizje. Po ashtu mësohet se mjeti tip “Benz” me targë AA333ZD ku ndodhej prokurori Ndoj ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në arë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët kryesore por dhe në ato hyrëse e
dalëse të Durrësit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: