Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar, në faqen zyrtare në “twitter”, një video ku shihet se si një aeroplan rus i llojit “Su-35” rrëzohet nga aeroplani luftarak i Forcave ukrainase Mig-29.

“MiG-29 i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura shkatërron Su-35 e pushtuesve rusë”, thuhet në njoftim.

Rusia ka dy ditë që ka hapur luftë kundër Ukrainës, derisa po përballet me rezistencën ukrainase.

Perëndimi, ndërkohë, ka vendosur sanksione të ndryshme ekonomike e politike, me qëllim të ndaljes së agresionit rus dhe Putinit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: