Çelsi dhe Mançester Junajtid kanë nisur një “betejë” të ashpër në merkato.Të klubet e Premier Ligës kanë një objektiv të njëjtë dhe ai mban emrin e Kristian Eriksen.

Mesfushori danez pritet të largohet nga Totenhemi, ndërsa për të ka nisur një ankand, ku janë përfshirë klubet më të mëdhenj të Europës si Barcelona dhe Real Madrid.

Por sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Eriksen preferon të qëndrojë në Premier Ligë dhe për këtë arsye gjithçka do të vendoset mes Çelsit dhe Mançester Junajtid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb