Gara e fortë në merkato mes Real Madrid dhe Barcelonës për të marrë shërbimet e Neymar ka hyrë në sprintin final. Dy klubet spanjollë, rivalë të përjetshëm po lëvizin gurët e fundit për të bindur Paris SG të lerë të lirë sulmuesin brazilian. Deri tani, parizienët kanë refuzuar ofertat zyrtare. Barcelona kërkon huazimin 2-vjeçar me të drejtë blerjen e kartonit me një çmim të paracaktuar 160 milion euro.

1160507379.jpg.0
1160507379.jpg.0

Nga ana tjetër, madrilenët janë gati të paguajnë menjëherë 100 milion euro plus kartonët e tre futbollistëve Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keylor Navas. Edhe kjo ofertë nuk është pranuar nga kampionët francezë, që pretendojnë të fitojnë 222 milion euro, aq sa shpenzuan për të transferuar “O’Ney” nga Barcelona. Fakte të njohura prej javësh, ndërsa për mediat spanjolle refuzimet nuk kanë suprizuar Barcelonën dhe Realin e Madridit. Përkundrazi, të dy klubet ishin të sigurt se kjo do të ndodhte, pasi njohin shumë mirë tregun e transferimeve.

060416399 D355687b 7da0 42e3 84c8 Daed7b6381ad
060416399 D355687b 7da0 42e3 84c8 Daed7b6381ad

Për këtë arsye si kampionët e Spanjës, ashtu edhe rivalët e tyre po bëjnë lëvizjet e fundit për të finalizuar atë që do të ishte goditja më e madhe në këtë sesion të merkatos së verës. Të përditëshmet pranë Real Madrid flasin për një “lojë nervash” mes të gjitha palëve të përfshira dhe se për të mundur katalunjasit, Florentino Perez mund t’I shtojë edhe 20 milion euro të tjera ofertës së tij.

060416862 357303ef 383f 4302 B3ea 767732a9170c
060416862 357303ef 383f 4302 B3ea 767732a9170c

Nga ana tjetër, të përditëshmet katalunjase mbështesin optimizmin e tyre te dëshira e vetë Neymar për të luajtur sërish në krah të Lionel Messi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb