TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i  cili tha se Kuvendi të hënën do të miratojë paketën ligjore për të luftuar pastrimin e parave të pista.  Ai thekson se është revoltues fakti kur dëgjon se Balla iu flet shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista.

Kreu i grupit të PS-së pak çaste më parë shkroi në “Twitter” edhe për çështjen e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike dhe dyshimet për lidhjet e saj me disa oligarkë rusë. Sipas tij, ky fakt është i rëndë dhe duhet të hetohet sa më parë.

“Është revoltuese, kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista.Të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane.Taulant Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris.

Kush ka durim t’u hedhe një sy arkivave, do të kuptojë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, për mbulimin e të cilit Kryemjeshtri i pastrimit të parave, Edi Rama keqpërdori prokurorinë e tij për të rikthyer artificialisht në vëmendje çështjen e lobimit të PD në SHBA.Nuk ka shqiptar me dy pare mend të besojë se Taulant Balla do të luftojë pastrimin e parave të miqve të tij trafikante ndërkombëtar të drogës.

Taulant Yaris/Bego, që pavareissht se me nje rroge shteti, zotëron pasuri marramendëse në Tiranë dhe jeton në luks, nuk ka fuqi as të luftojë krimin, as të luftojë pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit.

Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve”- shprehet Bardhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: