Fitorja 5-0 ndaj Borusias së Dortmundit, ka qenë një hap i madh i Bajernit të Mynihut në drejtim të titullit kampion. Një sukses që vulos përmbysjen e madhe të një sezoni të nisur keq, por që po mbyllet në mënyrën e duhur në kampionar. Por, pavarësisht kësaj, te Bajerni ende nuk janë të qetë. Sipas asaj që raporton “Bild”, ka një kontraditë të madhe mes dy drejtuesve kryesorë, Karl-Haic Rumeniges dhe Uli Hënesit. Rumenige, shefi ekzekutiv i klubit bavarez, u shpreh ditën e diel se “asnjë nuk e ka vendin e punës të sigurtë te Bajerni, nëse do ta mbash vendin e punës duhet të përformosh në nivele të larta, kjo vlen dhe për Kovaç.

Çdo njeri këtu duhet të përballojë presionin në të kundërt është në klubin e gabuar”. Fjalë këto që nuk i garantojë vendin kroatit dhe për sezonin e ri, pasi dihet që Rumenige dëshiron një emër big në stolin bavarez. Nga ana tjetër është Uli Hënes, presidenti i Bajern Mynihut, që e mbështet shumë trajnerin Niko Kovaç, pasi ishte pikërisht ai njeriu që e sponsorizoi kroatin asokohe. “Çdo gjë është në rregull. Nëse jam i pakënaqur nuk do të thotë se do shkarkoj trajnerin urgjent, këto gjëra mund të zgjidhen me bisedim,” u shpreh Hënes. Sipas Bild, fundi i sezonit dhe numri i trofevë të fituar do të jenë vendimtar në vazhdimsinë e Kovac në stolin e Bayernit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: