Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka shprehur dëshirën të flasë drejtpërdrejt me ish-Presidentin Donald Trump, duke theksuar se të dy kanë arritur sukses në të kaluarën dhe duhet të bashkëpunojnë për të siguruar prosperitet më të madh për vendet e tyre.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes dy liderëve është thelbësor, pasi kundërshtarët e tyre globalë dëshirojnë të shohin ndarjen mes dy vendeve. “Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar prosperitet edhe më të madh për vendet tona. Duke luftuar ne të dy, kjo është pikërisht ajo që kundërshtarët tanë në mbarë botën duan të shohin”, tha Trudeau.

Ai gjithashtu nënvizoi se kjo “luftë komerciale” ka sjellë një periudhë pasigurie dhe është koha që dy liderët të bashkëpunojnë. “Është koha për të punuar së bashku,” shtoi ai.

Megjithatë, kryeministri kanadez theksoi se një marrëveshje me Trump nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur, duke iu drejtuar kështu kanadezëve, për t’i përgatitur për mundësinë e një procesi të mundshëm të vështirë negociatash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: