BEOGRAD- Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç pas kthimit nga Davosi i Zvicrës, ia ka ndaluar të gjithë ministrave, zyrtarëve të shtetit dhe nëpunësve civilë të komentojnë mbi zhvillimet në rajon, për shkak të deklaratave të papjekura të bëra ditët e fundit në media.

Vuçiç i ka ndaluar presidentit serb Nikoliç të përmendë fjalën luftë, siç shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.

“Ju lutem, në të ardhmen, për shkak të ndjeshmërisë së momentit politik në rajon, më lejoni të jem i vetmi që komentoj mbi marrëdhëniet në rajon. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju lutem informoni të gjithë zyrtarët dhe punonjësit e Qeverisë për kërkesën time..” thuhet në letrën e Vuçiçit të siguruar nga gazeta “Blic”.

Në vazhdim Vuçiç i ka quajtur provokuese, sjelljen dhe deklaratat e krahut të presidentit Tomisllav Nikoliç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

“Nikoliç dhe Gjuriç me deklaratat e tyre shkojnë shumë larg, janë të tepruar, përtej asaj që është rënë dakord”,- mësohet të ketë thënë Vuçiç.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: