Konfliktet dhe katastrofat detyruan afro 11 milionë njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, tha Qendra për Monitorimin e Zhvendosjeve, duke paralajmëruar se zhvendosja masive po bëhet “normë”.


Fatkeqësitë natyrore, siç janë stuhitë dhe përmbytjet, shkaktuan largimin e rreth 7 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, ndërsa 3.8 milionë të tjerë u larguan nga konflikti dhe dhuna. Siria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Jemeni kanë nivelet më të larta të shpërnguljes për shkak të konflikteve.


“Numri i njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut të zhvendosjes po rritet, ndërsa më shumë njerëz jetojnë në varfëri ose pasiguri, si dhe në zonat në rrezik nga përmbytja ose katastrofat e tjera”, tha Bina Desai, kryesuese e hulumtimeve në këtë organizatë. /Rel/