SHKODER
I dënuar nga sistemi komunist, i arratisur nga Shqipëria, Sami Repishti do të kthehej në një nga figurat më të rëndësishme të kujtesës e qëndresës shqiptare në ekzil.
Ai u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare në SHBA ku jetoi dhe kontribuoi. Në nder të tij, universiteti i Shkodrës mbajti homazhe këtë të premte. Mbesa e tij lexoi një mesazh në emër të familjes.
Ndarja nga jeta e profesor Repishtit, duket se shënon simbolikisht, edhe rikthimin e tij në vendlindje, prej ku u detyrua të arratisej, një rikthim si një prej gjurmëve më të rëndësishme të qytetit.
Rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj vlerësoi figurën e Sami Repishtit si një prej intelektualëve më të shquar shqiptar…
Repishti, është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut ndërsa ka botuar librat “Nën hijen e Rozafës” dhe “Pika Loti” si dhe ka kontribuar për çështjen e Kosovës.