KOBANE – Luftëtarja 20-vjeçare Nesrin është studente e mjekësisë dhe vjen nga një familje e klasës së mesme të qytetit Kobane, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Ajo njihet për buzëqeshjen e saj të ëmbël, por edhe armën që e mban gjithmonë me vete në mënyrë që të vetëvritet në rast se rrezikon të kapet nga xhihadistët e shtetit islamik.

Ajo është rreshtuar në krah të luftëtarëve kurdë kundër shtetit islamik dhe ka qenë pjesë e triumfit të zmbrapsjes së xhihadistëve nga ky qytetit prej luftëtarëve kurdë pak ditë më parë. Por Nesrin e di shumë mirë se çdo ditë e saj mund të jetë edhe e fundit.

“Të gjithë e dinë se ç’do të ndodhë nëse xhihadistët e ISIS do të kapnin ndonjë nga ne, do të na prisnin kokën menjëherë. Të gjithë i kemi parë ç’ka ndodhur me pengjet amerikane dhe britanike. Për këtë arsye e mbaj gjithmonë me vete armën. Në rast se do të rrezikoja të bija në duart e tyre, më parë do të vrisja veten”, – thotë 20-vjeçarja.

“Nuk janë të pakta femrat që i janë bashkuar luftëtarëve kurdë kundër ISIS dhe në njëfarë mënyre, ato janë edhe arma e tyre sekrete që u fut tmerrin xhihadistëve”- shpjegon Nesrin.

“Për Daesh (term arab për IS) të vritesh nga një femër do të thotë që mos shkosh në parajsë. Kur ne luftojmë me ta bëhemi të egra dhe u bëjmë të ditur se po vriten nga një grua. Kjo është frika e tyre më e madhe”, – thotë ajo.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb