Kastrioti ka marrë një fitore të madhe në sfidën direkte për mbijetesën, duke mundur në transfertë 5-1 Luftëtarin. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të miqve.


Kastrioti suprizoi shpejt në Gjirokastër. Skuadra krutane kaloi në avantazh në minutën e 10-të me Zhunior. Në minutën e 32-të, vendasit gjetën rrugën e rrjetës me Dunga, por goli i sulmuesit u anulua për një pozicion jashtë loje të dyshimtë. Në minutën e pestë shtesë, miqtë dyfishuan shifrat me Markun nga pika e penalltisë.


Me rikthimin në fushë, Fili ngushoti diferencën në minutën e 70-të. Por shpresat e vendasve u shuan në fund. Në minutën e 84-rt, Marku shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Kastriotin. Luftëtari shthuret totalisht në minutat e fundit, duke e bërë dramatike humbjen e tij.


Rami në të 86-ën thelloi në 4-1 epërsinë e krutanëve. Marku plotësoi sfidën e madhe personale dhe fitoren e papritur të Kastriotit me golin e pestë në limitet e kohës së rregullt, ndërsa me këtë sukses, skuadra e Bledar Devollit shpreson më shumë te mbijetesa.

FORMACIONET

Luftëtari: Ruçi, Demo, Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka, Fili, Hanti, Rrapo, Dunga

Trajner: Gentian Mezani

Kastrioti: Puja, Husein, T.Marku, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Bardhi, Zhunior, H.Marku, Vatnikaj

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb