Një epilog i pabesueshëm i ndeshjes mes Luftëtarit dhe Skënderbeut, sfidë që përfitoi nga goli i Dungës në minutën e 88-të për të arritur një fitore jetike në luftën për mbijetesë, një sukses që i ngjit bluzinjtë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Skënderbeu, nga ana tjetër mori një goditje të fortë në luftën për vendin e katërt dhe Kupave të Europës.


Skënderbeu është më kërkues në pjesën e parë, madje në në minutën e 34-ët do të godasë traversën me anë të Sambus, por gjithsesi gol nuk do të ketë. Edhe në pjesën e dytë janë sërish kampionët ata që kërkojnë suksesin dhe në minutën e 74-ët i shkojnë sërish pranë golit, kur nga goditja e dënimit Dejvi Bregu godet shtyllën.


Atë që nuk bën Skënderbeu e bën Luftëtari. Një këmbëngulje e bluzinjve në zonën e rreptësisë shpërblehet në mënyrën e duhur, kur Aleksi shërbehet nga mesfusha dhe arrin të kthejë topin për Dungën, që e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë dhe të vulosë suksesin e Luftëtarit.


(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb